Me shëndetësinë më të dobët në Evropë

Kosova ka disa nga rezultatet më të dobëta shëndetësore në Evropë, ndërkohë edhe jetëgjatësia e popullatës është 10 vjet më ë e shkurtër se sa mesatarja e jetëgjatësisë së popullatës së Bashkimit Evropian.

Lajme

16/05/2014 09:07

Sipas një analize të bërë jetëgjatësia e pritur pas lindjes në Kosovë është 70.2 vjet, kurse në BE 80.2 vjet, shkruan “Kosova Sot”.

Me qëllim të përmirësimit të mirëqenies sociale në Kosovë dy ditë më parë Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv i Bankës Botërore në Uashington ka miratuar një Projekt Shëndetësor për Kosovën në vlerë prej 25.5 milionë dollarë amerikanë.

Kjo me qëllim të përmirësim-mbrojtjes financiare të të varfërve nga shpenzimet shëndetësore dhe cilësinë e kujdesit për shëndetin primar të nënave dhe fëmijëve, si dhe shërbimeve për sëmundjet jongjitëse në Kosovë.

Shpenzimet totale shëndetësore dhe pjesa e buxhetit të Qeverisë së Kosovës që ndahet për shëndetësi janë relativisht të ulëta në krahasim me rajonin, shkruan ditorja “Kosova Sot”.