Mega ofertë për Benitezin
Trajnerit të Napolit, Rafael Benitez nuk po i ecën mbarë në detyrën e re. Strategu spanjoll bëri investime të mëdha në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës, kur mori drejtimin e ekipit nga San Paolo, përfshirë sulmuesin Gonzalo Higuain për të cilin klubi pagoi rreth 40 milionë euro duke e blerë nga Real Madrid. Mirëpo,…

Sport
Trajnerit të Napolit, Rafael Benitez nuk po i ecën mbarë në detyrën e re.
Strategu spanjoll bëri investime të mëdha në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës, kur mori drejtimin e ekipit nga San Paolo, përfshirë sulmuesin Gonzalo Higuain për të cilin klubi pagoi rreth 40 milionë euro duke e blerë nga Real Madrid.
Mirëpo, Napoli është aktualisht jashtë garës për titull në Serie A, është eliminuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve si dhe ka pësuar humbje 3:2 në duelin e parë të gjysmëfinales në Kupën e Italisë.
Por, Benitez mund të ndihet më rehat pas lajmit se ka marr një ofertë nga një klub nga Katari që e kërkon për selektor.
Federata e Futbollit të Katarit raportohet se është e gatshme t’i ofrojë spanjollit pagë prej 10 milionë eurosh në stinor në mënyrë që ai të drejtojë ekipin.