Messi kualifikon Barcelonën

Lionel Messi u zhbllokua pas katër ndeshjesh pa shënuar gol në La Ligë, duke realizuar dy herë në fitoren e Barcelonës ndaj Milanit 3-1, në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve. Me këto tri pikë gjiganti katalan siguroi kualifikimin për në fazën eliminatore të garës. Messi e kaloi gjigantin katalan në epërsi duke…

Sport

06/11/2013 21:45

Lionel Messi u zhbllokua pas katër ndeshjesh pa shënuar gol në La Ligë, duke realizuar dy herë në fitoren e Barcelonës ndaj Milanit 3-1, në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve. Me këto tri pikë gjiganti katalan siguroi kualifikimin për në fazën eliminatore të garës.

Messi e kaloi gjigantin katalan në epërsi duke konkretizuar një penallti pas gjysmë ore lojë, kurse nëntë minuta më vonë mesfushori Sergio Busquets realizoi me kokë duke dyfishuar avantazhin e vendasve.

Por, në pushim Milani shkoi me disavantazh të ngushtë pas autogolit të qendërmbrojtësit Gerard Pique. Pas intervalit, Barcelona e rriti intensitetin e lojës, e sidomos në qerekun e fundit të lojës kur Milani kishte shpeshtuar sulmet në kërkim të golit të barazimit.

Dhe, fitoren vendasve ia siguroi Messi i cili pas një kombinimi të mirë me Cesc Fabregasin mposhti sërish portierin Christian Abbiati për rezultatin final të takimit. Në duelin tjetër, Ajaxi fitoi 1-0 ndaj Celticut.

Barcelona – Milan 3-1

Ajax – Celtic 1-0

Tabela

Barcelona  10 pikë

Milan     5

Ajax       4

Celtic     3