Messi s’ka pasion për futboll
Ish asistenti i Barcelonës, Angel Cappa ka akuzuar Lionel Messin se ka humbur pasionin e tij për futboll. 67-vjeçari argjentinas punoi në Camp Nou nën drejtimin e Cesar Luis Menottit në periudhën 1980 dhe ka theksuar se paraqitja e bashkëkombësit të tij në humbjen 3:2 nga Valencia të shtunën në kuadër të La Ligës solli…

Sport
Ish asistenti i Barcelonës, Angel Cappa ka akuzuar Lionel Messin se ka humbur pasionin e tij për futboll.
67-vjeçari argjentinas punoi në Camp Nou nën drejtimin e Cesar Luis Menottit në periudhën 1980 dhe ka theksuar se paraqitja e bashkëkombësit të tij në humbjen 3:2 nga Valencia të shtunën në kuadër të La Ligës solli dëshmi se numri 10 i gjigantit katalan e ka humbur dashurinë për lojën.
“Për të luajtur futboll ju duhet të keni pasion të pashuar, sikurse që kishte Messi, sikurse futbollistët e tjerë të mëdhenj si Diego Maradona, ose ndonjë futbollist i rëndësishëm nga La Liga: Xavi, Iniesta, Busquets”, deklaroi Cappa për La Xarxa.
“Të mërkurën kundër Sociedadit ai shfaqi diçka më tepër, por në duelin paraprak kundër Valencias, nuk mund të kuptoja se si një futbollist mund të luajë futboll aq pa pasion”.
“Sidomos ai, sepse nëse shikojmë paraqitjet ose formën e tij para tre ose katër vjetësh, ishte çmenduri, ai pasion që kishte për lojën. Dhe nuk e di pse, për çfarë arsye, kësaj i ka ardhur fundi”, shtoi ai.