Milani përshëndetet nga Kupa e Italisë

Milani u eliminua në çerekfinale të Kupës së Italisë pas humbjes nga Udinese në San Siro me rezultat 1:2. Clarence Seedorf pësoi disfatën e tij të parë si trajner i Rossonerëve, në ndeshjen e dytë prej kur mori detyrën si pasardhës i Massimiliano Allegrit të shkarkuar. Në fakt, vendasit e nisën mirë takimin duke kaluar…

Sport

22/01/2014 22:02

Milani u eliminua në çerekfinale të Kupës së Italisë pas humbjes nga Udinese në San Siro me rezultat 1:2.

Clarence Seedorf pësoi disfatën e tij të parë si trajner i Rossonerëve, në ndeshjen e dytë prej kur mori detyrën si pasardhës i Massimiliano Allegrit të shkarkuar.

Në fakt, vendasit e nisën mirë takimin duke kaluar në epërsi herët në minutën e gjashtë pas golit nga sulmuesi Mario Balotelli.

Mirëpo, Udinese barazoi rezultatin nëpërmjet shënimit nga Luis Fernando Muriel nga penalltia, pak para përfundimit të pjesës së parë.

Kurse, në pjesën e dytë Milani nuk arriti ta rikthejë avantazhin, kurse Udinese i ndëshkoi sërish pas një kundërsulmi në minutën e 77’të të finalizuar nga Nicolas Lopez me një goditje të saktë nga distanca që e kualifikoi ekipin e tij në gjysmëfinale kurse e eliminoi Milanin.

Kujtojmë, Udinese e kishte eliminuar edhe gjigantin tjetër të qytetit të Milanos, Inter, në rrethin e kaluar të garës. Në gjysmëfinale, Udinese do të takohet me fituesin e çiftit Fiorentina – Siena.