Ministri Gashi bëhet zv.president në partinë e Pacollit
Aleanca Kosova e Re (AKR), ka zgjedhur kryesin e re. Atë do të vazhdoj ta udhëheq Behgjet Pacolli, ndërkaq do të ketë edhe tre zëvendëspresident, Mimoza Kusari – Lilën, Fadil Ismajlin, dhe posa të antarësuarin në këtë parti, ministrin në ikje Dardan Gashi.

Lajme
Partia e Behgjet Pacollit, para nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 8 qershorit ka zgjedhur kryesin e re.
Në udhëheqësin e re të AKR-së të cilën do vazhdoj ta udhëheq Presidenti aktual Behgjet Pacolli,vend ka zënë edhe anëtari më i ri i kësaj partie.
Dardan Gashi i cili ditë më parë braktisi listën “Ibrahim Rugoava”, dhe ju bashkua AKR-së, është shpërblyer me postin e zëvendëspresidentit në parti.
Lisata e kryesisë së AKR-së, është në këtë përbërje: Behgjet Pacolli – President, Mimoza Kusari – Lila – Zëvendëspresidente, Fadil Ismajli – Zëvendëspresident, Dardan Gashi – Zëvendëspresident.
Ibrahim Makolli – Sekretar i Përgjithshëm, Rejhan Vuniqi – Sekretare Organizative.
Anëtarët e kryesisë: Agim Bahtiri, Avni Gashi, Berndard Nikaj, Fatmir Krasniqi, Ismet Mulaj, Korab Sejdiu, Myzejene Selmani, Naim Maloku, Sevdije Lama, Suzanë Novobërdali, Shefki Avdullahu.