Miqësisht për Rektorin: Jep Dorëheqje
Profesori i Sociologjisë, Ibrahim Berisha, i ka kërkuar miqësisht Rektorit Ibrahim Gashi që të japë dorëheqje pas situatës së krijuar në UP. Berisha thotë se do të ishte respektim i etikës, jo vetëm akademike, por edhe njerëzore, dorëheqja e Rektorit.

Lajme
Një profesor i Universitetit të Prishtinës i ka kërkuar miqësisht Rektorit Ibrahim Gashi që të japë dorëheqje.
Profesori i Sociologjisë në UP, Ibrahim Berisha, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se dorëheqja e Rektorit Gashi do ta ndihmonte Universitetin e Prishtinës dhe vetë Rektorin.
“Do të ishte respektim i etikës, jo vetëm akademike, por edhe njerëzore, dorëheqja e rektorit Ibrahim Gashi”.
“Dorëheqja do të ndihmonte shoqërinë e Kosovës, Universitetin e Prishtinës, dhe vetë rektorin Gashi, për të mos mbetur peng i një gjendjeje, e cila as nuk filloi dhe as nuk do të mbarojë me vendimin e tij”.
“Por, kjo do të ishte arsyeja që do të bënte të mendohej se megjithatë rruga nuk është e dëmtuar plotësisht për studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Profesori Berisha në Facebook.