Misionit të Ri i bashkohet edhe Kasolli
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli ka zyrtarizuar aderimin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Mirëseardhje i ka shprehur edhe lideri i partisë, Hashim Thaçi.

Lajme
Kryeministri në largim, i cili pretendon të fitojë edhe mandatin e tretë, ka thënë se ekipi i tij çdo ditë po përforcohet me ndërmarrës, gazetarë dhe aktivistë më të shquar të Kosovës.
“Afrim Kasolli, ish-deputet dhe një aktivist shumëvjeçar i shoqërisë civile ka vendosur të jetë pjesë e Misionit të Ri për Kosovën”.
“Afrimi ka reputacion të shkëlqyer dhe tanimë do të jetë një bashkëpunëtor i afërt i yni në drejtim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.