Modric: Do ta kemi të vështirë ta ndalim Viniciusin

Luka Modric, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Brazilit, thotë se do të jetë tejet e vështirë për ta ndalur Viniciusin. Kroati, i pyetur për bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, flet me superlativa, duke thënë se bëhet fjalë për një futbollist me kualitete të larta. “Ne do të kemi detyrë të vështirë që…

Sport

08/12/2022 18:27

Luka Modric, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Brazilit, thotë se do të jetë tejet e vështirë për ta ndalur Viniciusin.

Kroati, i pyetur për bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, flet me superlativa, duke thënë se bëhet fjalë për një futbollist me kualitete të larta.

“Ne do të kemi detyrë të vështirë që ta ndalim atë. Çdokush i di kualitetet e tij, por nëse mundem që t’ia bëj punën më të vështirë sigurisht se do ta bëj. Jemi këtu që të luftojmë për vendin tonë”, tha ndër të tjera ai.

Ndeshja Brazil – Kroaci luhet nesër, më fillim nga ora 16:00 dhe është e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Botës. /Lajmi.net/