Mos flisni kot

Selektori i Francës, Didier Deschamps ka reaguar pas njoftimeve se Federata franceze e Futbollit (FFF) do ta shkarkojë nëse skuadra nuk siguron kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014. Les Bleus do të ndeshen në barazh kundër Ukrainës, me duelin e parë më 15 nëntor dhe atë të kthimit katër ditë më vonë. Së fundmi, qarkulluan…

Sport

11/11/2013 15:26

Selektori i Francës, Didier Deschamps ka reaguar pas njoftimeve se Federata franceze e Futbollit (FFF) do ta shkarkojë nëse skuadra nuk siguron kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014.

Les Bleus do të ndeshen në barazh kundër Ukrainës, me duelin e parë më 15 nëntor dhe atë të kthimit katër ditë më vonë. Së fundmi, qarkulluan njoftime se FFF do ta largojë nga detyra Deschampsin në rast të dështimit kundër Ukrainës.

Mirëpo, ish trajneri i Olympique Marseille ka reaguar ashpër duke sqaruar situatën. “Do ta përdori të njëjtën fjalë që e përdori edhe presidenti i FFF-së rreth kësaj teme: patetike”, deklaroi Deschamps për të përditshmen franceze Le Parisien.

“Është e panevojshme, por nuk më intereson. Presidenti ishte shumë i pakënaqur. Ne nuk jemi të obliguar të reagojmë pas informacioneve të pabaza”, përfundoi ai.