Mos i bojkotoni zgjedhjet

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë sot në Leposaviq, se tani nuk është koha për bojkot të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Lajme

31/10/2013 16:41

Qeveria e Serbisë ka vazhduar thirrjet e saj për qytetarët serb të Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, të cilat për herë të parë mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës.

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë sot në Leposaviq, se tani nuk është koha për bojkot të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

“Me bojkot pranoni të mbeteni në tribuna, e jo në terren ku realisht mund të vendosni jo vetëm për veten tuaj, por edhe për bashkësinë ku jetoni”.

“Është e rëndësishme që të kemi institucione legjitime, me kapacitet të plotë pas 3 nëntorit, që këto institucione, po ashtu në mënyrë legjitime, të luftojnë për një shkallë më të gjerë të të drejtave politike, sociale dhe ekonomike”.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në zgjedhje pasi këto zgjedhje janë të rëndësishme”.