Motra e Beyonce sulmon Jay Z
Solange Knowels, motra e këngëtares së famshme Beyonce, sulmon dhëndrrin e saj Jay Z në ashensorin e hotelit pas mbrëmjes së Met Gala.

ShowBiz
Jay Z është sulmuar dhunshëm nga motra e gruas së tij Beyonce, Solange, kur treshja po largoheshin nga Met Gala pas festës në New York të hënën e kaluar.
Solange është kapur nga kamerat e sigurisë së ashensorit të hotelit nga i cili ata po largoheshin. Ajo shihet në një video të siguruar nga TMZ, që i është vërsulur me fjalë dhëndrrit të tij me të hyrë në ashensor.
Më pas ajo edhe filloi ta sulmonte me duar e me këmbë, por truproja e ka kapur atë dhe e ka mabjtur larg reperit.
Ndërkohë Beyonce po mundohej ta qetësonte situatën duke mos mbajtur anën e askujt, megjithëse pas daljes nga hoteli, ajo shoqëroi motrën e saj me veturë derisa Jay Z shkoi me një makinë tjetër.
Nuk dihen shkaqet e kësaj përleshjeje ende, por rrjetet sociale tanimë kanë marrë hovin.