Musiala reagon pas eliminimit të Gjermanisë: Nuk gjej fjalë, zhgënjimi është i madh

Ylli në rritje i kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala ka bërë një reagim pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2022. Kombëtarja e Gjermanisë nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në Kupën e Botës 2022, në një grup ku luajtën Spanja, Japonia, Gjermani e Kosta Rika. Në paraqitjet e Gjermanisë, më…

Sport

04/12/2022 16:26

Ylli në rritje i kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala ka bërë një reagim pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2022.

Kombëtarja e Gjermanisë nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në Kupën e Botës 2022, në një grup ku luajtën Spanja, Japonia, Gjermani e Kosta Rika.

Në paraqitjet e Gjermanisë, më i dalluari ishte Jamal Musiala i Bayern Munich, i cili përmes ‘Twitter’ shprehi zhgënjimin e tij për eliminimin e hershëm.

“Për momentin e kam të vështirë të gjej fjalët e duhura. Kjo Kupë e Botës duhej të kishte më shumë për ne, kishim planifikuar më shumë”, ka thënë Musiala, përcjell lajmi.net.

“Zhgënjimi është i madh”, shtoi talenti gjerman.

Në tri ndeshje me Gjermaninë në këtë Botëror, Musiala regjistroi një asistim. /Lajmi.net/