Napoli eliminon Lazion
Napoli mposhti Lazion 1:0 dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në ballafaqimin ku portieri kosovar Etrit Berisha luajti sërish si titullar për skuadrën mysafire, kësaj radhe ai nuk i solli fat Lazios, që pësoi humbjen e parë me të në portë, dhe u eliminua nga gara. Pjesa e parë nuk solli…

Sport
Napoli mposhti Lazion 1:0 dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Në ballafaqimin ku portieri kosovar Etrit Berisha luajti sërish si titullar për skuadrën mysafire, kësaj radhe ai nuk i solli fat Lazios, që pësoi humbjen e parë me të në portë, dhe u eliminua nga gara.
Pjesa e parë nuk solli gola, kurse edhe ajo e dyta vazhdoi njësoj deri në minutën e 82’të kur Jose Callejon lansoi një goditje të cilën në portë me thembër e devijoi sulmuesi Gonzalo Higuain duke mos i dhënë shans Berishës që të reagojë.
Ky doli të jetë goli i vetëm i takimit që e dërgoi Napolin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku do të takohet me Romën, kurse e eliminoi Lazion nga Kupa e Italisë.