NATO, Rusia rrit shpenzimet për ushtri, Evropa t’i përgjigjet
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë se shkurtimet e shpenzimeve të mbrojtjes nga anëtarë e Aleancës, veçanërisht në Evropën Lindore dhe Qendrore, janë të paqëndrueshme përballë shpenzimeve në rritje të Rusisë në sektorin ushtarak.

Bota
Duke folur në një konferencë për siguri në Bratisllavë të Sllovakisë, Rasmussen tha se shpenzimet e mbrojtjes ruse \”janë rritur për 10 për qind, çdo vit në pesë vjetët e fundit\”, raporton REL.
Në këtë rrafsh, tha ai, disa vende evropiane të NATO-s kanë shkurtuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes nga më shumë se 20 për qind. \”Tash është koha\”, tha ai, \”për të ndaluar shkurtimet dhe për të ndalur këtë trend”.
Konferenca treditëshe, e cila ka bërë bashkë kryeministrat e Polonisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, është e përqendruar në kërcënimet e sigurisë që mund të vijnë nga kriza në Ukrainë.
Rasmussen ka kritikuar Rusinë për mos ndërmarrjen e hapave për shtendosjen e krizës.