lajmi.net

Ndalet Barcelona

Barcelona u ndal në udhëtim te Levante në barazim 1:1 në kuadër të xhiros së 20’të në La Ligë. Gjiganti katalan nuk arriti të shënojë fitore, pavarësisht prezencës së sulmuesit kryesor Lionel Messi, të rikthyer së fundmi nga lëndimi. Loukas Vyntra e kaloi Levanten në epërsi pas vetëm dhjetë minutash lojë por Barcelona u kundërpërgjigj…

Sport

19/01/2014 20:04

Barcelona u ndal në udhëtim te Levante në barazim 1:1 në kuadër të xhiros së 20’të në La Ligë.

Gjiganti katalan nuk arriti të shënojë fitore, pavarësisht prezencës së sulmuesit kryesor Lionel Messi, të rikthyer së fundmi nga lëndimi.

Loukas Vyntra e kaloi Levanten në epërsi pas vetëm dhjetë minutash lojë por Barcelona u kundërpërgjigj shpejt duke e barazuar rezultatin nëpërmjet qendërmbrojtësit Gerard Pique, vetëm nëntë minuta më vonë.

Me shifrat e barabarta u mbyll pjesa e parë. Kurse, ajo e dyta nuk solli asnjë gol tjetër derisa Barcelona lëshoi pikë të rëndësishme që mund t’i kushtojnë me humbjen e pozitës së parë në tabelë nëse Atletico Madrid arrin të mposht Sevillan.

Por, një tjetër fakt brengosës për kampionin në fuqi është se Real Madrid tani ka vetëm një pikë më pak.

Ndalet Barcelona

Seria e fitoreve të njëpasnjëshme të Barcelonës në edicionin e ri të La Ligës përfundoi në xhiron e nëntë. Gjiganti katalan u ndal në udhëtim te Osasuna ku barazoi pa gola, 0-0. Skuadra e trajnerit Gerardo Martino kishte shkëlqyer duke fituar tetë xhirot e para – njësoj sikurse Atletico Madrid – por nuk arriti ta…

Sport

19/10/2013 20:52

Seria e fitoreve të njëpasnjëshme të Barcelonës në edicionin e ri të La Ligës përfundoi në xhiron e nëntë. Gjiganti katalan u ndal në udhëtim te Osasuna ku barazoi pa gola, 0-0.

Skuadra e trajnerit Gerardo Martino kishte shkëlqyer duke fituar tetë xhirot e para – njësoj sikurse Atletico Madrid – por nuk arriti ta realizojë edhe të nëntën.

Në ndeshjen ku sulmuesi argjentinas Lionel Messi bëri rikthimin nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për dy javë, dhe u inkuadrua në minutën e 67-të në vend të mesfushorit Xavi Hernandez, as ai nuk arriti t’i ndihmojë ekipit të shënojë fitore të re.

Pavarësisht barazimit, Barcelona vazhdon të kryesojë në La Ligë me 25 pikë, por mund të tejkalohet nga Atletico Madrid në rast të fitores në udhëtim te Espanyol, duel që fillon në ora 22:00.

-Advertisenent-