Ndryshon moti sot, bëhuni gati edhe për shi

7:35 | 2 Prill 2019

Në bazë të parashikimeve sinoptike, muaji prill pritet të ketë reshje të konsiderueshme.

Dita e marte mbetet me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike sikurse e hëna, por nga orët e vona të ditës pritet fuqizim i masave ajrore të cilat parashihen të krijojnë kushte për vranësira të dendura të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Në fushat termike priten ndryshime, ku minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18- 22 gradë Celsius.

Në bazë të parashikimeve sinoptike, muaji prill pritet të ketë reshje të konsiderueshme, të cilat do ta plotësojnë këtë deficit të reshjeve dhe njëkohësisht do të ndikojnë pozitivisht në gjitha fushat e jetës, me theks të veçantë në bujqësi dhe degët e saj. /Lajmi.net/