Në kërkim të një jete më të mirë: Trajneri i mirënjohur largohet nga Kosova
Trajneri kosovar, Seid Onbashi do të largohet nga Kosova me qëllim të një jete më të mirë. Viteve të fundit largimi nga Kosova drejt vendeve të perëndimit është tejet i madh. Së fundmi vendim për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë vendlindjes ka zgjedhur edhe trajneri Seid Onbashi. Seid Onbashi është vlerësuar njëri…

Sport
Trajneri kosovar, Seid Onbashi do të largohet nga Kosova me qëllim të një jete më të mirë.
Viteve të fundit largimi nga Kosova drejt vendeve të perëndimit është tejet i madh.
Së fundmi vendim për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë vendlindjes ka zgjedhur edhe trajneri Seid Onbashi.
Seid Onbashi është vlerësuar njëri prej trajnerëve me më perspektivë në futbollin kosovar.
Ai ka pasur suksese të mëdha me klubin e futbollisteve Mitrovica dhe me juniorët e Trepçës ’89.
Megjithatë, kjo nuk i ka mjaftuar atij që të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë.
Ai ka folur për lajmi.net duke konfirmuar që sot do të niset nga Kosova drejt Finlandës, dhe qëllimi kryesor është për një jetë më të mirë.
“Po sot, sonte do të udhëtojë. E kom pas mirë në Trepçën ’89 dhe përpara në ekipet e tjera. Edhe po mendoj që atje do ta kem më mirë, por ma shumë po sakrifikohem për fëmijët e mi për një jetë më të mirë’, tha fillimisht trajneri.
Tutje, ai tregoi që edhe në Finlandë atje ku do vazhdojë jetën do të merret me profesionin e tij, por që sipas tij ende nuk janë përcaktuar.
“Falë ndihmës së Elvis Osmani e Ymer Xhaferi do të udhëhiqi një ekip prej muajit që vjen edhe do ta kem punën atje. Ekipin ende nuk e di se janë njëherë dy ekipe. Njëri ekip është me grupmoshat më të reja, tjetri me më të mëdhaja. Dy ekipe kanë me qenë fillim të femrave”, përfundoi ai.
Onbashi ka pasur karrierë të mirë si një lojtar, duke qenë kryesisht te Trepça ’89.
Në kohën e tij ka qenë prej sulmuesve të mirë të futbollit kosovar.
Karrierën e përfundoi pa i mbushur 30 vjet dhe nisi si trajner, fillimisht te shkolla e futbollit Lushta.
Në vitet e fundit ishte i angazhuar në klubin ku u rrit, Trepça ’89. Ishte trajner i ekipit junior e për një kohë të gjatë pjesë e shtabit teknik në ekipin senior. Me juniorët ka punuar deri së fundmi. /Lajmi.net/