Në Prizren prin Ramadan Muja

Është pritur një garë e ngushtë zgjedhore mes Ramadan Mujës dhe Eqrem Kryeziut, madje është vlerësuar se PDK rrezikohet seriozisht në këtë qytet, por duket se verdikti i qytetarëve nuk ka qenë i tillë që kthen përmbys qysh në raundin e parë pushtetin në këtë vend. Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Muja, sipas…

Lajme

03/11/2013 22:09

Është pritur një garë e ngushtë zgjedhore mes Ramadan Mujës dhe Eqrem Kryeziut, madje është vlerësuar se PDK rrezikohet seriozisht në këtë qytet, por duket se verdikti i qytetarëve nuk ka qenë i tillë që kthen përmbys qysh në raundin e parë pushtetin në këtë vend.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Muja, sipas numërimeve të deritashme të votave, bazuar në të dhënat e partive politike, është duke prirë në Prizren.

Trendi i deritashëm i numërimit, që kalon rreth 20 për qind, nxjerr në balotazh Ramadan Mujën me Eqrem Kryeziun e LDK’së.

Vlen të theksohet se në vendin e tretë është rënditur Zafir Berisha.