Nënshkruhen dy marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë, në fushën e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se janë nënshkruar dy marrëveshje me Shqipërinë, në fushën e drejtësisë. Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka njoftuar se një gjë e tillë është bërë me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe ka njoftuar se cilat marrëveshje janë nënshkruar. “Sot, në prag të…

Lajme

27/11/2022 16:37

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se janë nënshkruar dy marrëveshje me Shqipërinë, në fushën e drejtësisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka njoftuar se një gjë e tillë është bërë me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe ka njoftuar se cilat marrëveshje janë nënshkruar.

“Sot, në prag të shënimit të 28 Nëntorit dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit, me homologun tim, Ulsi Manja, nënshkruam dy marrëveshje të reja nga fusha e Drejtësisë.

– Marrëveshja për vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët ndërmjet palëve në fushën e sistemit penitenciar dhe

– Marrëveshja për lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve në fushën e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative dhe lirimit me kusht.”, ka shkruar Haxhiu,

Sot në Tiranë është mbajtur një mbledhje e përbashkët mes dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Përfaqësuesit e dy shteteve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve, si dhe nevojën që Shqipëria të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj evropiane. Aty u përmendën edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë dhe u theksua se lufta e UÇK-së është faqe lavdie në historinë e kombit shqiptar./Lajmi.net/