New York Knicks triumfojnë ndaj Philadelphias 76ers
Philadelphia 76ers ka pësuar humbjen e radhës. New York Knicks mposhtën 108 – 97 Philadelphian, shkruan lajmi.net. Ndeshjen më mirë e nisën 76ers, duke fituar me një diferencë të madhe çerekun e parë. Por, më pas Knicks u këndellën dhe arritën të rikthehen në lojë, kështu duke marrë fitoren në fund. Joel Embiid shkëlqeu me…

Sport
Philadelphia 76ers ka pësuar humbjen e radhës.
New York Knicks mposhtën 108 – 97 Philadelphian, shkruan lajmi.net.
Ndeshjen më mirë e nisën 76ers, duke fituar me një diferencë të madhe çerekun e parë.
Por, më pas Knicks u këndellën dhe arritën të rikthehen në lojë, kështu duke marrë fitoren në fund.
Joel Embiid shkëlqeu me 31 pikë, por nuk mjaftoi që ekipi i tij të triumfojë.
Kurse, për Knicks lojë të mirë bëri Julius Randle, ai shlnoi 24 pikë, bëri nëntë kërcime dhe shtatë asistime.
Për Philadelphia 76ers kjo është humbja numër 18, teksa kanë edhe 34 fitore gjithsej këtë sezon.
Në anën tjetër, për Knicks kjo ishte fitorja e 29 dhe numërojnë edhe 26 humbje këtë edicion në NBA./Lajmi.net/