Neymar humb sponsorët
Skandali rreth akuzave për manipulim me shifra për transferimin e sulmuesit Neymar nga Santos tek Barcelona nuk i kushtoi shtrenjtë vetëm Sandro Rosellit i cili dha dorëheqje nga posti i presidentit të gjigantit katalan, por edhe vetë futbollistit. Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, disa sponsorë kanë vendosur të braktisin yllin brazilian nga përfundimi i…

Sport
Skandali rreth akuzave për manipulim me shifra për transferimin e sulmuesit Neymar nga Santos tek Barcelona nuk i kushtoi shtrenjtë vetëm Sandro Rosellit i cili dha dorëheqje nga posti i presidentit të gjigantit katalan, por edhe vetë futbollistit.
Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, disa sponsorë kanë vendosur të braktisin yllin brazilian nga përfundimi i këtij sezoni, edhe pse ai nuk është fajtor i drejtpërdrejtë në atë që ndodhi mes klubeve.
Mirëpo, imazhi i tij thuhet se është zbehur pas shpërthimit të skandalit.
Në anën tjetër, Neymar, i cili sot mbushi 22 vjet, numëron 11 sponsorë në mesin e të cilëve Nike, Panasonic e Volkswagen, që do t’i garantojnë bashkërisht rreth 35 milionë euro në vit.
Nuk janë pak apo jo?