Nga lëngu i kockave deri tek hudhra; këto janë ushqimet që riparojnë ADN-në dhe nxisin bukurinë

13:25 | 15 Prill 2019

Kolagjeni i jep lëkurës butësinë, elasticitetin dhe është një nga komponentët kryesorë në riparimin e lëkurës së plagosur.

Pluhurat e kolagjenit, shtojcat dhe kremrat me këtë përmbajtje janë ndër produktet më popullore që premtojnë rininë e përjetshme.

Megjithatë shumica e dermatologëve thonë se ka shumë pak kërkime bindëse për t’i mbështetur këto pretendime. Në vend të kësaj, ekspertët ju këshillojnë të përdorni produkte që nxisin prodhimin e kolagjenit të lëkurës, si retinoli dhe vitamina C.

Kolagjeni është ndër proteinat më të rëndësishme të organizmit dhe blloku kryesor, themeli i ndërtimit të strukturës së lëkurës.

Kolagjeni i jep lëkurës butësinë, elasticitetin dhe është një nga komponentët kryesorë në riparimin e lëkurës së plagosur.

Kur trupi juaj tret kolagjenin e marrë nga goja, në trajtën e pluhurit, pilulave apo shtojcave ai shpërbëhet dhe nuk arrin deri në lëkurë si kolagjen. Ekspertët pohojnë se veprimi i kësaj protein vjen nga brenda-jashtë dhe jo e kundërta, transmeton “Living”.

Pra mos u gënjeni nga reklamat që u bëhen këtyre produkteve pasi nuk janë të efektshme. Siç e thamë më lart përdorni produkte që nxisin prodhimin e kolagjenit të lëkurës ose hani këto ushqime.

  1. Avokado
  2. Lëngu i kockave
  3. 3.Agrumet
  4. Jeshillëqet, perimet me gjethe në ngjyrë jeshile të errët
  5. Hudhra
  6. Perimet dhe frutat e kuqe
  7. Salmon