Ngritet aktakuzë ndaj dy të pandehurve për vrasjen e Enver Zymberit

Është ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, për sulmin që ishte kryer kundër autokolonës së automjeteve të Policisë së Kosovës më 25 korrik 2011, ku viktimë e këtij rasti ishte i ndjeri Enver Zymberi, pjesëtarë i Policisë së Kosovës, i cili vdiq në krye të detyrës ndërsa një numër policësh tjerë të Policisë ishin lënduar.

Lajme

12/05/2014 16:39

Aktakuzën e kanë ngritur një prokuror ndërkombëtar nga Task-Forca e Mitrovicës dhe një prokuror vendas nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës. 

Të pandehurit akuzohen për veprat penale vrasje e rëndë, tentim i vrasjes së rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të paautorizuar të armëve, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, rrezikim i trafikut me veprime ose mjete të rrezikshme, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe pjesëmarrje në një turmë që kryen vepër penale.