Niang shkatërron Ferrarin

M’Baye Niang rikthehet në skenë, por me një lajm që nuk ka të bëjë me ndonjë gol ose paraqitje të mirë në fushë. Sulmuesi i Milanit, i huazuar në Montpellier ka ringjallur karrierën e tij duke realizuar katër gola në gjashtë paraqitje. Por, kjo nuk është arsyeja pse ai ka përfunduar në qendër të vëmendjes.…

Sport

03/02/2014 14:06

M’Baye Niang rikthehet në skenë, por me një lajm që nuk ka të bëjë me ndonjë gol ose paraqitje të mirë në fushë.

Sulmuesi i Milanit, i huazuar në Montpellier ka ringjallur karrierën e tij duke realizuar katër gola në gjashtë paraqitje.

Por, kjo nuk është arsyeja pse ai ka përfunduar në qendër të vëmendjes.

Sulmuesi ka shkatërruar veturën e tij luksoze Ferrari, në dalje në qendrës stërvitore të ekipit duke e përplasur për një lisi.

Fatmirësisht, M’Baye nuk ka pësuar lëndime, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Ferrarin e tij që duket i shkatërruar.

Sipas njoftimeve, M’Baye e humbi kontrollin në timon derisa kishte dalë nga parkingu, duke përfunduar drejt e në një lis.