Nicole, e bukura Nicole

Edhe kur e provon një veshje klasike, Nicole Scherzinger nuk resh kurrë së dukuri mahnitshëm. Këngëtarja amerikane u vesh me kostume të viteve të 70’ta, për kampanjën e saj të fundit të bukurisë, ‘Herbal Essences’. 35 vjeçarja dukej për mrekulli, me një trup të përkryer, me flokë kaçurrela dhe me një grim të lehtë, si…

ShowBiz

01/02/2014 23:03

Edhe kur e provon një veshje klasike, Nicole Scherzinger nuk resh kurrë së dukuri mahnitshëm. Këngëtarja amerikane u vesh me kostume të viteve të 70’ta, për kampanjën e saj të fundit të bukurisë, ‘Herbal Essences’.

35 vjeçarja dukej për mrekulli, me një trup të përkryer, me flokë kaçurrela dhe me një grim të lehtë, si zakonisht.

Ajo pozoi fillimisht me një fustan të kaltër, për të vazhduar më pas me një tjetër bardh e zi. E dashura e pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton, shkëlqente në këto fustane. Thjeshtë, e përkryer.