Nis takimi i presidentit Hashim Thaçi me Donald Tusk në Bruksel – Lajmi.net
Nis takimi i presidentit Hashim Thaçi me Donald Tusk në Bruksel
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 12:50, 15 April 2019
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur takimet me përfaqësues të Lartë të Bashkimit Europian.

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, presidenti Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk ndërsa pritet ta takojë edhe komisionerin për Zgjerim nga Bashkimi Evropian Johannes Hahn, njofton Klan Kosova.

Gjatë këtyre takimeve, kreu in shtetit të Kosovës do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO