Një burrë u dërgua pa shenja jete në QKMF në Deçan, policia cilëson rastin si hetim i vdekjes

Një burrë nga fshati Carrabreg i Deçanit dje u dërgua pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. “Nga familjarët e tij në QKMF, është dërguar pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë”, informoi Policia. Ndërkohë, me vendim të…

Lajme

06/12/2022 11:47

Një burrë nga fshati Carrabreg i Deçanit dje u dërgua pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Nga familjarët e tij në QKMF, është dërguar pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë”, informoi Policia.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit, viktima u dërgua në IML për autopsi.

Policia rastin po e cilëson si “Hetim i vdekjes”.