Nolle, reperi i ri që premton shumë

21:14 | 17 Maj 2019

Nolle është artist i ri në skenën muzikore, i cili premton shumë.

Nol Lajqi, i njohur me nofkën Nolle, ishte i ftuar sonte (e premte) në një intervistë për “Mirage”, shkruan lajmi.net.

Reperi i ri, i cili ka pak ditë që ka publikuar projektin e parë “Le ta dinë krejt”, ka zbuluar detaje rreth këtij tij.

Meqë kjo ishte intervista e tij e parë, ai ka dhënë detaje edhe rreth këngëve që planifikon t’i sjell ditëve në vijim, po ashtu bëri edhe një ‘freestyle’ live.

Në linkun e mëposhtëm gjendet intervista e plotë e reperit Nolle, i cili pritet të arrijë suksese të mëdha në tregun muzikor. /Lajmi.net/