Nuk e brengos marrëveshja LDK-AKR, PDK do të dalë fituese

Pajtimi i Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Aleancës për Kosovën e Re që pas zgjedhjeve të 8 qershorit të bashkëqeverisin, nuk po e shqetësojnë kryeministrin aktual, njëherit kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi. Ai ka theksuar se PDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, dhe do të bëjë koalicion me atë parti e cila ka program, vizion dhe mision të afërt me partinë e tij, duke mos përjashtuar edhe AKR-në.

Lajme

13/05/2014 14:48

Thaçi ka shtuar se PDK-ja si fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit do të vazhdoi të punoj me programin dhe agjendën e vet. 

“Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me AKR-në, do të kemi një partner të koalicionit që do të jetë i përafërt me agjendën programin, misionin, vizionin e ri të PDK-së. Prandaj, PDK-ja si parti fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, si parti udhëheqëse e qendrës së djathtë do të ketë një formacionin e vet qeverisës një nga partitë e qendrës së djathtë, ku përfshihet natyrisht edhe partneri aktual”, tha Thaçi. 

Mbrëmë lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai AKR-së, Behgjet Pacolli kanë zhvilluar një takim disa orës ku janë dakorduar për bashkëpunimin pas zgjedhjeve të 8 qershorit, ndërsa garës zgjedhore do t’i hyjnë si të vetme.