Nuk jam peshkatar
Shefi i EULEX’it, Bernd Bochardt, thotë se EULEX është marrë me më shumë se 200 raste penale në Kosovë. Ai thotë se prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë kanë qenë të suksesshëm në gjykimin e mbi 400 rasteve.

Lajme
Shefi i EULEX’it, Bernd Borchardt, i është përgjigjur me shpoti pyetjes nëse EULEX do të arrestojë “peshq të mëdhenj” në luftën e vet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.
Prokurorët ndërkombëtarë në Kosovë janë kritikuar shpesh se nuk po bëjnë sa duhet për t’i luftuar këto dukuri në vendin ku janë duke punuar, por Borchardt ka një opinion tjetër ndaj këtyre pretendimeve.
Borchardt ka përmendur të gjitha rastet në të cilat njerëz të politikës janë vënë nën akuzë nga prokurorët e EULEX’it.
“Unë nuk e di cili është definimi i juaj peshkut të madh. Nuk jam peshkatar dhe peshkimi nuk është hobi im, por për prokurorët dhe gjykatësit kanë qenë të suksesshëm në gjykimin e më shumë se 400 rasteve”, ka thënë Shefi i EULEX’it pas takimit të sotëm të Bordit për Sundim të Ligjit.
“Gjatë viteve sa kemi qenë këtu gjykatësit e EULEX`it janë marrë me më shumë se 200 raste penale raste civile mes tyre ishin 30 më shumë se 10% e krimeve të luftës, kështu që kur shohim rastet e korrupsionit dhe kemi një shikim më të gjerë të korrupsionit, abuzimit e kështu me radhë kemi pasur 90 raste dhe kur shihni raste e personave të cilat janë akuzuar ose gjykuar”.
“Shembull kemi rastin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pastaj e kemi kryetarin e Komunës së Prizrenit i cili është në proces e sipër kemi dy raste të tjera në Ministrinë e Transportit e kështu me radhë”, është shprehur Borchardt.