Obama i rikthehet konfliktit sirian

Tensionet Perëndim-Rusi rreth Ukrainës dhe radikalizmi fetar në Siri sikur e kanë lënë mënjanë problemin sirian. Por presidenti amerikan, Barak Obama ka lavdëruar rolin e opozitës siriane në përpjekje për të gjetur zgjidhje politike për krizën në Siri, e cila prej tri vjetësh është në luftë civile.

Bota

14/05/2014 10:55

Presidenti Obama gjatë takimit me kreun e opozitës siriane, Ahmad Jarba tha se Shtetet e Bashkuara prej kohësh e kanë njohur zyrtarisht Koalicionin Kombëtar sirian si një mision diplomatik, dhe se Washingtoni do të vazhdojë për të ndihmuar edhe më tutje popullin sirian.

Obama tha se presidenti aktual sirian, Bashar al Assad nuk ka legjitimitet, ndërsa inkurajoi qasjen konstruktiv të opozitës siriane për dialog në përpjekje për të arritur krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse që përfaqëson të gjithë popullin e Sirisë.

Grupi është duke luftuar për të larguar presidentin Bashar al-Asad , forcat e të cilit e kanë bërë përfitime të kohëve të fundit. Damasku ka njoftuar planet për një zgjedhje më 3 qershor, të cilat zyrtarët amerikanë kanë denoncuar si të paligjshme .

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Obama dhe Jarba kanë diskutuat edhe për rreziqet që vijnë nga ekstremizmi në rritje në Siri dhe kanë ranë dakord për nevojën për të luftuar grupet terroriste në të gjitha anët e konfliktit në Siri.

Jarba ka kërkuar angazhim më të madh të bashkësisë ndërkombëtare në problemin sirian dhe ka falënderuar presidentin amerikan për ndihmën humanitare të dhënë gjatë luftës civile në Siri, e cila kap vlerën e gati dy miliardë dollarëve.