Obama me zemër të thyer për vajzat e kidnapuara në Nigeri

Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama, ka dënuar kidnapimin e vajzave në Nigeri. Ajo ka thënë se është e zemëruar dhe me zemër të thyer.

Bota

10/05/2014 17:47

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ka dënuar kidnapimin e vajzave në Nigeri. Obama ka thënë se kidnapimi masiv i vajzave në Nigeri është model i kërcënimeve dhe frikësimeve me të cilat përballen vajzat që duan të ndjekin shkollimin.

Ajo u shprehë  se është “e zemëruar dhe me zemër të thyer”.

Michell, ka folur në vend të bashkëshortit të saj, Barack Obama,  në adresimin e përjavshëm presidencial.

Grupi Islamik Boko Haram ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e më shumë se 200 vajzave në Nigeri qysh më 14 prill.

Ajo ka përmendur po ashtu aktivisten pakistaneze, Malala Yousafzai, e cila është sulmuar nga talibanët, për shkak të fushatës së saj për shkollimin e vajzave.

(Evropa e Lire)