Oliver Ivanovic sërish kandidon për Kryetar Komune
Iniciativa Qytetare SDP ka bërë të ditur se ka dorëzuar në KQZ kandidaturën e Oliver Ivanovicit, i cili tash e tri ditë është në paraburgim për shkak të dyshimeve për krime të luftës.

Lajme
Kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanovic do të jetë përsëri kandidat i këtij subjekti politik për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Kjo iniciativë ka bërë të ditur se ka dorëzuar në KQZ kandidaturën e Ivanovicit, i cili tash e tri ditë është në paraburgim për shkak të dyshimeve për krime të luftës.
“Kjo kandidaturë është dëshmi se z. Ivanovic është i pafajshëm dhe moskandidimi I tij do të nënkuptonte se ai I frikësohet akuzave”, thuhet në një komunikatë të SDP’së.