Orkestra me violinë

Jurgen Klopp ka shpjeguar në mënyrën e tij të veçantë, dallimin mes skuadrës së tij Borussia Dortmund dhe Arsenalit të Arsene Wengerit. Strategu i gjigantit gjerman ka konfirmuar se ndjen respekt të madh për Wengerin dhe skuadrën e tij, dhe përkrah stilin e tyre të lojës. Klopp e mposhti Arsenalin me Dortmundin 2-1 në Emirates…

Sport

04/11/2013 11:23

Jurgen Klopp ka shpjeguar në mënyrën e tij të veçantë, dallimin mes skuadrës së tij Borussia Dortmund dhe Arsenalit të Arsene Wengerit.

Strategu i gjigantit gjerman ka konfirmuar se ndjen respekt të madh për Wengerin dhe skuadrën e tij, dhe përkrah stilin e tyre të lojës.

Klopp e mposhti Arsenalin me Dortmundin 2-1 në Emirates në duelin e tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por jashtë fushës ai nuk është aspak armiqësor ndaj skuadrës londineze.

“Ai është vërtetë unik. E dua. Ai është Sir Arsene Wenger”, u shpreh Klopp për Sports Mail. “Arsenalit i pëlqen ta mbajë topin, të luaj futboll, të pasoj, është sikur një orkestër. Por, është një këngë në heshtje, kurse mua më pëlqen më tepër heavy-metal. Gjithmonë e dëgjoj me zë të lartë. Më pëlqen filozofia e Arsenalit. E dua por nuk mund ta udhëheqi sepse jam personazh tjetër. Nëse më shikoni gjatë ndeshjeve, unë festoj edhe kur ne i bëjmë presion kundërshtarit dhe ata e dërgojnë topin jashtë”, shtoi Klopp i cili theksoi se nuk i pëlqen stili tiki-taka i Barcelonës.

“ Për tu kënaqur me futbollin ju duhet ta bëni këtë, të bëni me shenjë nga ana e majtë, e djathtë. Kur për herë të parë shikoja Barcelonën, ata fitonin 5-0, 6-0, kurse unë do ta preferoja tenisin. Nuk është sporti im. Nuk dua të fitoj me 80 përqind të posedimit të topit. Kjo nuk mjafton për mua. Futboll luftarak, jo futboll të qetë, kjo është ajo që më pëlqen”, përfundoi ai.