Osmani vizion kazermën “Adem Jashari” në “Ditën e Hapur” të FSK-së

Me rastin e “Ditës së Forcës”, sot duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00, ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizon “Ditën e Hapur”. Në këtë ngjarje është duke marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Së bashku me presidenten, është parë edhe Rifat Jashari, vëllau i legjendarit Adem…

Lajme

27/11/2022 14:18

Me rastin e “Ditës së Forcës”, sot duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00, ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizon “Ditën e Hapur”.

Në këtë ngjarje është duke marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Së bashku me presidenten, është parë edhe Rifat Jashari, vëllau i legjendarit Adem Jashari.

Interesimi i qytetarëve është i madh për këtë ngjarje ku pritet të demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera, njofton Klan Kosova.

Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.