Ozil, më i mirë se Zidane

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Mesut Ozil është driblues më i mirë se Zinedine Zidane edhe pse mendon se ata të dy ndajnë “kualitete të veçanta”. Reprezentuesi gjerman ka shkëlqyer pas transferimit me vlerë prej 50 milionë eurosh nga Real Madrid gjatë verës, dhe Wenger ka thënë se Ozil ka atribute të ngjashme…

Sport

03/11/2013 15:10

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Mesut Ozil është driblues më i mirë se Zinedine Zidane edhe pse mendon se ata të dy ndajnë “kualitete të veçanta”.

Reprezentuesi gjerman ka shkëlqyer pas transferimit me vlerë prej 50 milionë eurosh nga Real Madrid gjatë verës, dhe Wenger ka thënë se Ozil ka atribute të ngjashme me ato të ish yllit francez. “Ozil ka kualitete të veçanta, ai gjithmonë merr vendime të drejta, shpejt”, deklaroi Wenger për Telefoot.

“Ozil është pak më i mirë në driblime se Zidane. Ata kanë formë të ngjashme të teknikës dhe lojës”, u shpreh ai.

Wenger njoftoi se Arsenali ishte në garë me Paris Saint-Germainin për të siguruar shërbimet e Ozilit, gjatë afatit kalimtar të verës dhe beson se interesimi i tij i mëhershëm në 25-vjeçarin ndikoi tek vendimi i tij për transferim në Londër.

“Verën e kaluar, kontakti i parë ishte në shtëpinë time. Ai mori vendimin brenda gati 24 orësh. Pas kësaj, përfundimi i pjesës tjetër të transferimit ishte shumë i shpejt. Paris ishte po ashtu i interesuar dhe epërsia që kisha ishin kontaktet e mëhershme para se të shkonte në Real”, u shpreh Wenger.