Pacolli nuk tregon nëse ka bërë marrëveshje me LDK-në

Behgjet Pacolli nuk tregon nëse ka arritur marrëveshje me LDK-në, për një koalicion pas zgjedhor. Ai thotë se për këtë do të bisedojnë më vonë. 

Lajme

13/05/2014 14:52

Presidentit i Aleancës Kosova e Re, nuk ka dhënë informata nëse partia e tij, ka arrtitur ndonjë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për ndonjë koalicion pas zgjedhor.

I pyetur të martën nga gazetarët se a ka ndonjë marrëveshje me LDK-në, Pacolli ka thënë se do të bisedojnë për këto tema siç i ka quajtur ai interesante

“Ne do të kemi një konferencë për shtyp në të ardhmen e afërt dhe do të flasim për këtë temë, shumë tema interesante”, tha Pacolli.

Ndërkaq, në një njoftim që ka lëshuar LDK, thuhet se këto dy parti janë marrë veshë bashkëqeverisje,  në rast se LDK i  fiton zgjedhjet.