Pacolli thotë se do t’ia paguajë vetë gjobën Granit Xhakës nëse ai dënohet nga FIFA

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas komenteve të shumta nëse lojtari i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, mund të dënohet për provokim pasi që në fund të lojës me Serbinë kishte veshur fanellën e lojtarit Ardon Jashari, gjë që është konsideruar si provokim ndaj tifozëve serbë. Përmes një postimi në Facebook,…

Lajme

04/12/2022 14:07

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas komenteve të shumta nëse lojtari i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, mund të dënohet për provokim pasi që në fund të lojës me Serbinë kishte veshur fanellën e lojtarit Ardon Jashari, gjë që është konsideruar si provokim ndaj tifozëve serbë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka deklaruar se do t’ia paguajë gjobën personalisht lojtarit Granit Xhaka nëse FIFA ndërmerr ndonjë veprim ndaj tij për ta gjobitur për veprimin në fushë, shkruan lajmi.net.

Pacolli ka thënë se për këtë e ka njoftuar edhe vetë Granitin.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shkruar Pacolli. /Lajmi.net/