Paraburgim për Delibasic

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka gjetur se ekziston rreziku substancial që i pandehuri të ikë nga hapësira e juridiksionit dhe se po ashtu ekziston rreziku konkret i kërcënimit të dëshmitarëve.

Lajme

06/02/2014 09:51

Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës , një gjyqtar ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar një muaj paraburgim për Dragoljub Delibasic, i arrestuar më 4 shkurt, njofton EULEX.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka gjetur se ekziston rreziku substancial që i pandehuri të ikë nga hapësira e juridiksionit dhe se po ashtu ekziston rreziku konkret i kërcënimit të dëshmitarëve, thuhet tutje në njoftimin e këtij misioni.

“I dyshuari, duke vepruar në cilësi të komandantit të policisë në Mitrovicë në vitin 1999/2000, akuzohet për nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanovic, udhëheqësin e pretenduar të “ Rojave të Urës”.

“Nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, e që kishte rezultuar me shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, të kryera në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanovic, udhëheqësin e pretenduar të “Rojave të Urës”.

“Nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanovic, udhëheqësin e pretenduar të “ Rojave të Urës”.

EULEX thotë se palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.