Paraqitje fantastike – Josko Gvardiol shpallet lojtari i ndeshjes në sfidën Kroaci – Belgjikë
Josko Gvardiol, falë performancës fantastike, është shpallur lojtari i ndeshjes në sfidën Kroaci – Belgjikë. Futbollisti i Leipzigut ishte i jashtëzakonshëm për 90 minuta, duke bërë shumë spastrime në zonë, veprime këto që iu shpërblyen me kualifikimin tutje të Kroacisë. Gvardiol pati paraqitje të mira edhe në ndeshjet e kaluara, mirëpo sonte ishte figura kyçe…

Sport
Josko Gvardiol, falë performancës fantastike, është shpallur lojtari i ndeshjes në sfidën Kroaci – Belgjikë.
Futbollisti i Leipzigut ishte i jashtëzakonshëm për 90 minuta, duke bërë shumë spastrime në zonë, veprime këto që iu shpërblyen me kualifikimin tutje të Kroacisë.
Gvardiol pati paraqitje të mira edhe në ndeshjet e kaluara, mirëpo sonte ishte figura kyçe pse Kroacia nuk pësoi.
Kjo performancë, dhe të tjerat gjatë këtij kampionati, me shumë gjasë do ta ngrehin interesimin e klubeve të mëdha evropiane në drejtim të tij. /Lajmi.net/