Pas shkarkimit të Allegrit, Juve nis bisedimet me Sarrin

19:10 | 17 Maj 2019

Sot gjatë ditës është bërë e ditur se Massimiliano Allegri nuk do të jetë trajneri i Juventus që nga sezoni i ardhshëm.

Kontrata e trajnerit italian është shkëputur një vit më herët se që ishte paraparë, dhe kjo me gjasë ka ndodhur si pasojë e dështimit në Ligën e Kampionëve.

Pas këtyre ngjarjeve, mediet italiane raportojnë se skuadra e Juventus ka nisur bisedimet me trajnerin e Chelsea, Maurizio Sarri, transmeton lajmi.net.

Sarri kuotohet me 4.0 si mundësi për të marrë drejtimin e kampionëve të Serie A, ndjekur nga Pochettino me 4.75, Deschamps 5.00 dhe Izaghi 5.50.

Sarri ka marrë shumë kritika pas sezonit të tij të parë në ‘Stamford Bridge’, edhe pse Chelsea përfundoi në vendin e tretë, si dhe luan në finalen e Ligës së Evropës.

Nëse Sarri do të arrinte marrëveshje me Juventus, ai do të mund të bashkohej përsëri me Higuain, pasi është bërë e ditur se Chelsea do ta kthejë lojtarin në Torino.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë konkretizim gjatë javëve në vazhdim. /Lajmi.net/