PDK kandidon Florent Azemin për Mitrovicën e Veriut
Kandidimin e Florent Azemit e ka konfirmuar për lajmi.net Emir Azemi, Këshilltar i Asamblesë Komunale të Mitrovicës së Veriut nga PDK. Vendimi është marrë nga Dega e PDK’së në Mitrovicën e Veriut sonte pas orës 21.

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar Florent Azemin për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 shkurtit.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Emir Azemi, Këshilltar i Asamblesë Komunale të Mitrovicës së Veriut nga PDK.
Vendimi është marrë nga Dega e PDK’së në Mitrovicën e Veriut sonte pas orës 21.
Florent Azemi, Kryetar i Degës së PDK’së në Mitrovicn e Veriut, është kandidati i tretë i konfirmuar në garën për Kryetar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicën e Veriut.
Deri më tani, LDK ka kandiduar me Musa Miftarin dhe “Lista Serbe” me Goran Radicin.
Kandidatja e pavarur në zgjedhjet e vitit të kaluar, Adrijana Hodzic ka thënë më herët për lajmi.net se nuk do të kandidojë sërish.
Herën e kaluar, PDK kishte kandiduar Agim Devën, por ai nuk arriti të shkojë në balotazh.