PDK kundër zgjedhjeve të improvizuara
Deputeti i PDK'së, Arsim Bajrami, thotë se reforma zgjedhore do të kryhet në muajin mars. Thotë se është kundër zgjedhjeve të improvizuara, por ithtar i zgjedhjeve në shtator. Opozita, sipas tij, nuk e ka as fuqinë por as vullnetin që ta rrëzojë Qeverinë.

Lajme
Nënkryetari i PDK’së, Arsim Bajrami, thotë se reforma zgjedhore duhet të përmbyllet deri në muajin mars dhe pastaj zgjedhjet të mbahen në muajin shtator.
Në një intervistë dhënë për “Epoka e Re”, Bajrami thotë se Kosova nuk e ka “luksin” që të mbajë zgjedhje të improvizuara, duke nënkuptuar kështu edhe zgjedhje të parakohshme apo të jashtëzakonshme.
“Reforma zgjedhore më së voni duhet të përmbyllet në muajin mars, në mënyrë që të lihet gjashtë muaj afat nga dita e përmbylljes së reformës deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare”.
“Personalisht, mendoj se Kosova nuk e ka luksin e improvizimit të zgjedhjeve”.
“Në këtë drejtim duhet të lëmë me një anë debatin për zgjedhjet e parakohshme apo të jashtëzakonshme parlamentare”,
“Për qytetarët e Kosovës nuk është me interes nëse do të mbahen zgjedhjet dy muaj më herët apo dy muaj më vonë, sa është me rëndësi që ato të mbahen në një situatë normale”.
“Tani jemi në vit elektoral dhe zgjedhjet duhet të mbahen në shtator për shkak të afatit kushtetues, të dilet dhe të kërkohet zgjedhje të improvizuara, seriozisht nuk i kuptoj”.
“Nuk i kuptoj këto parti për zgjedhje të parakohshme. Do t’i kuptoja këto parti sikur të kërkonin zgjedhje para një ose dy vjetëve”.
“Zgjedhjet duhet të mbahen normalisht dhe pa tensione politike”.
“PDK’ja nuk do të lejojë të improvizohen zgjedhjet. Nuk do të lejojmë sepse potencialisht mund të abuzohet me procesin zgjedhor”.
Deputeti Bajrami thotë se tani duhet fokusuar në kualitetin e reformës zgjedhore. Ai pranon se kjo reformë nuk do të jetë substanciale pasi që partitë politike nuk kanë qenë të gatshme që të bëjnë një reformë të tillë.
“Duhet të fokusohemi se cili do të jetë kualiteti i reformës zgjedhore dhe cili do të jetë kualiteti i ligjit të ardhshëm zgjedhor”.
“Reforma nuk do të jetë substanciale. Tani për tani partitë politike nuk kanë qenë të gatshme të bëjnë një reformë të tillë”.
“Kanë munguar debatet kualitative për ta bërë një reformë substanciale, por në këto segmente ku do të bëhet reforma duhet me ligj të bëhen të gjitha shmangiet e mundësive teorike, faktike dhe hipotetike për cilëndo shkelje të procesit zgjedhor”.
“Tani jemi në vit elektoral dhe zgjedhjet duhet të mbahen në shtator për shkak të afatit kushtetues, të dilet dhe të kërkohet zgjedhje të improvizuara, seriozisht nuk i kuptoj”.
Arsim Bajrami thotë se opozita nuk e ka as fuqinë por as dëshirën që të rrëzojnë Qeverinë. Ai thotë edhe sikur të ngritjen një mocion votëbesimi për Qeverinë, opozita është e përçarë dhe nuk do të mund të bëheshin bashkë.
“Opozita nuk ka as fuqi e as dëshirë ta rrëzojë qeverinë”.
“I kuptoj prononcimet e opozitës nëpër media, të cilat i bën për kalkulime politike”.
“Deri më tani nuk e kemi parë asnjë mocion të votimit të mosbesimit të Qeverisë në Kuvendin e Kosovës, dhe nëse do të kishte vullnet të njëmend or rrëzimin e Qeverisë, opozita është e përçarë”.