Përfundon shpejt “Muaji i Mjaltit” për Zvicrën – i merr gjashtë gola dhe eliminohet nga Kupa e Botës
Portugalia e ka mposhtur me rezultat të thellë Zvicrën, në kuadër të 1/8-ave të finales së Kupës së Botës. Pas 90 minutave rezultati ishte 6-1 për skuadrën e Fernando Santosit, transmeton lajmi.net. Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Gonçalo Ramos që shënoi tri gola, teksa me gol kontribuan Pepe, Guerrero dhe Leao. Për zviceranët golin e…

Sport
Portugalia e ka mposhtur me rezultat të thellë Zvicrën, në kuadër të 1/8-ave të finales së Kupës së Botës.
Pas 90 minutave rezultati ishte 6-1 për skuadrën e Fernando Santosit, transmeton lajmi.net.
Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Gonçalo Ramos që shënoi tri gola, teksa me gol kontribuan Pepe, Guerrero dhe Leao.
Për zviceranët golin e nderit e shënoi Akanji.
Portugezët do të luajnë në çerekfinale ndaj Marokut, teksa Xhaka e Shaqiri me shokë mjaftohen me mposhtjen e Serbisë dhe kalimin e grupeve. /Lajmi.net/