lajmi.net

Përgjegjësi kanë të gjithë

Kryetarja e KQZ'së, Valdete Daka, porosit që të mos dëmtohet e ardhmja e Kosovës duke u dëmtuar procesi zgjedhor. Në rast se ndodh kjo, ajo i bën përgjegjës të gjithë, edhe partitë politike.

Lajme

02/11/2013 00:41

Kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë sot se zgjedhjet e 3 nëntorit janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

Prandaj, ajo u ka bërë thirrje të gjithë akterëve të përfshirë në to që të kujdesen të mos e dëmtojnë këtë proces.

Në ceremoninë e hapjes së Qendrës Mediale të Zgjedhjeve, Daka u ka dhënë edhe partive politike hisen e tyre të përgjegjësisë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“3 Nëntori i këtij viti është mundësi për të gjithë neve që kemi të drejtën e votës. Prandaj, në emër të KQZ’së, shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju ftuar të gjithë juve, që masovikisht të dilni në zgjedhje dhe me votën tuaj të vendosni se kush do t’ju udhëheqë në katër vjetët e ardhshme”, ka thënë Daka.

“Prej një muaji, subjektet politike kanë zhvilluar fushatën e tyre. Sonte në mesnatë, me fillimin e ditës së shtunë, dhe deri në mbyllje të vendvotimeve, fillon heshtja zgjedhore, dhe subjekteve politike e përfaqësuesve të tyre u ndalohet kryerja e çfarëdolloj aktiviteti që lidhet me fushatën e zgjedhjeve”.

“Këto zgjedhje kanë rëndësi për të ardhmen e shtetit tonë. Me mijëra persona do të angazhohen drejtpërdrejt në këtë proces, ndërsa mijëra të tjerë do të jenë në rolin e vëzhguesit”.

“Përgjegjësinë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve e kanë edhe subjektet politike. Kërkoj nga komisionerët dhe të gjithë akterët, të cilën në ditën e zgjedhjeve janë prezent në vendvotime, ta kryejnë detyrën e tyre ashtu siç e parasheh ligji”.

“Me këto zgjedhje, duhet të dëshmojmë se edhe ne si Kosovë mundemi dhe dëshirojmë të jemi pjesë e Europës, dhe se mundemi të organizojmë zgjedhje fer, demokratike dhe të lira, sipas standardeve ndërkombëtare”.

“Prandaj, më 3 nëntor le të fitojë Kosova”, ka thënë Valdete Daka.

01/11/2013 18:20