Përjashtimi nga Liga e Kampionëve – Guardiola i bindur në pafajësinë e Man City

20:15 | 17 Maj 2019

Skuadra e Manchester City mund të përballet me një ndëshkim të UEFA, duke u përjashtuar nga Liga e Kampionëve, nëse ata shpallen fajtor për thyerjen e rregullave të Fair Play Financiar.

Trajneri i skuadrës, Pep Guardiola, është i bindur në pafajësinë e skuadrës së tij, pas fillimit të hetimeve nga UEFA.

Ishte gazeta gjermane ‘Der Spiegel’ ajo që kishte insistuar se City ka shkelur rregullat e FFP, gjë kjo që nxiti nisjen e hetimeve nga CFCB.

Nga kjo, Man City rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve, por Guardiola beson se do të dalin të pafajshëm.

“E kam thënë disa herë. Unë i besoj klubit dhe njerëzve në klub” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Unë e di se njerëzit po presin që ne të dalim të fajshëm, por ne jemi të pafajshëm deri sa të shpallemi ndryshe” ka thënë tutje spanjolli.

“Kjo ndodh mbarë botës, ne e pranojmë. Kam biseduar me presidentin. E di se çfarë kanë bërë dhe u besoj atyre. Kjo është e gjitha” ka thënë ndër të tjerash ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern.

Manchester City do të ketë nesër ndeshjen finale të Kupës FA, kundër Watford, dhe kjo duket se është gjëja e vetme për të cilën po mendon trajneri i skuadrës. /Lajmi.net/