Përleshje mes dy grupeve në Prishtinë, raportohet edhe për të shtëna me armë zjarri

Një përleshjes mes dy grupeve të personave është raportuar mbrëmë në Prishtinë. Si pasojë e kësaj përleshje lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj. Po ashtu është theksuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë, transmeton lajmi.net.…

Lajme

14/09/2022 09:55

Një përleshjes mes dy grupeve të personave është raportuar mbrëmë në Prishtinë.

Si pasojë e kësaj përleshje lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj.

Po ashtu është theksuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri.

Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë, transmeton lajmi.net.

Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor./Lajmi.net/