PINT në gjyq me piratin e albumit të ri të Mc Kreshës ‘Emceeclopedy’
Labeli PINT kanë hedhur në gjyq piratin që ka publikuar ilegalisht albumin më të ri të Mc Kreshës ‘Emceeclopedy’.

ShowBiz
Duket se problemet me pirateri dhe të drejtat e autorit nuk kanë për tu ndalur. Kështu ka ndoshur edhe me reperin Mc Kresha të cilit ilegalisht i është vendosur albumi në një webfaqe dhe është ofruar për shkarkim falas.
Megjithëse Kresha dhe PINT kanë vendosur albumin në shitje nëpër shumë pika në Kosovë e poashtu edhe në shitje online, prapë se prapë ky album ka dalur edhe ilegalisht dhe të gjitha këngët janë vendosur për shkarkim falas.
Por, grupi i PINT e ka zbuluar këtë dhe menjëherë ka hedhur në gjyq zotëruesin e faqes.
Këtë e kanë konfirmuar vet PINT në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.