Pirlo gëzon Juventusin

Andrea Pirlo do të mbetet në Juventus edhe për dy stinorë të tjerë, deri më 2016, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport. Kampioni i Italisë dëshiron të mbajë mesfushorin, pavarësisht moshës së tij 35-vjeç. Projekti është i caktuar: ndërtimi i një skuadre edhe më të fortë, në tentim për të triumfuar në…

Sport

05/02/2014 09:38

Andrea Pirlo do të mbetet në Juventus edhe për dy stinorë të tjerë, deri më 2016, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Kampioni i Italisë dëshiron të mbajë mesfushorin, pavarësisht moshës së tij 35-vjeç. Projekti është i caktuar: ndërtimi i një skuadre edhe më të fortë, në tentim për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Dhe, në mënyrë që të përqendrohet vetëm tek gjiganti torinez, Pirlo ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja italiane, pas përfundimit të Kampionatit botëror 2014 në Brazil.

Takimi me drejtuesit e Juventusit është caktuar për ditët në vazhdim, dhe në emër të Pirlos, marrëveshjen do ta zyrtarizojë menaxheri i tij Tullio Tinti.

Pirlo ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij, mirëpo me marrëveshjen e re do të mbetet në Juventus deri në qershor të vitit 2016, për gëzimin e gjithë tifozëve të Bianconerëve.